19.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kush është deputetja e re socialiste e Vlorës?

    Pedagogia Briseida Çakërri është betuar këtë enjte si deputetja më e re e Qarkut Vlorë. Ajo ka qenë e pranishme në seancë dhe menjëherë pas tekstit të betimit, një formalitet për të zgjedhurit e rinj, Çakërri është shprehur “Betohem” dhe kolegët e kanë uruar për detyrën.

    Ajo ka qenë dhe këshilltare e majtë në Bashkinë e Vlorës, ndërsa në zgjedhjet e fundit nuk arriti të siguronte dot një vend në Kuvend sepse mandatin e mori Bruna Mersini.

    Drejtoresha e spitalit të Vlorës qëndroi më pak se dy muaj në detyrë, pasi pranoi propozimin e Edi Rama për të lënë mandatin e sapofituar dhe të niste një betejë të re për Vlorën, atë për kryetarin e ardhshëm të bashkisë. Vendin e saj në kuvend e zuri sot Briseida Çakërri.

    Ajo është 33 vjeçe dhe në jetëshkrimin e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Parlamentaret e 11 Majit, ka deklaruar se është anëtare aktive e Partisë Socialiste prej vitit 2009, kur ishte 17 vjeçe, duke u angazhuar në FRESSH, organizatat socialiste dhe në këshillin bashkiak.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit