Efi Dhedhes, ka krijuar pasditen e sotme një pyetësor në llogarinë personale të Instagramit, teksa ka marrë pyetje nga më të ndryshmet prej ndjekësve të saj.
Padiskutim që nuk i ka shpëtuar pyetjeve që lidhen me formatin e ‘BBV3’, ku dhe vetë Efi ka qenë konkurrente e edicionit të dytë të ‘BB’.
“Cili është fituesi i ‘BBV3’?”, u pyet.
Ajo nuk ka dhënë një emër, por shprehet se e mira e këtij edicioni është që nuk dihet se kush mund të jetë fitues.
“Gjëja e mirë në këtë ‘Big’ është që nuk dihet fare, për mendimin tim se kush do të fitojë.”



