13.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kush është gazetarja me dy emra, denoncoi kolegun, ai i nxjerr lidhjen e fshehtë me Arben Ahmetajn

    Publiku ndoshta nuk e njeh masivisht gazetaren që prezantohet me emrin Ola Xama. Por emri i saj u përmend dendur pak kohë më parë, pas një artikulli në rrjetin BIRN, ku merrej në mbrojtje Arben Ahmetaj

    Ola denoncoi kolegët që shfaqën kritika për mungesat profesionale në shkrimin e saj të sipërcituar.

    Mes të denoncuarve është edhe faqja e njohur Prapaskena, e cila sot ka botuar një përgjigje, pasi ka mësuar se është paditur prej gazetares Ola.

    Në këtë përgjigje del se Ola Xama përdor dy emra. Emri i saj zyrtar është Basjola Pandeliu.

    “Zakonisht, me dy ose më shumë emra operojnë bosët e trafikut të drogës, vrasësit me pagesë, spiunët etj., pra dikush që kërkon të fshehë të shkuarën e errët apo që po kryen një veprimtari të paligjshme. Nuk besojmë se Basjola Pandeli ka lidhje me botën e krimit dhe as se ka përdorur emrin Ola Xama për qëllime të liga apo halle të vjetra….” – shkruan Prapaskena..

    Ajo ka zbuluar edhe ku jeton Basjola Pandeliu, pra personi që prezantohet si gazetare me emrin Ola Xama.

    “Teksa shumica e gazetarëve banojnë me qira apo apartamente me kredi në Astir, zona e Freskut, Kamëz, Paskuqan, Yzberisht etj., Basjola Pandeli allias Ola Xama banon te ‘Ambasador 3’, një zonë elitare, në të cilën banojnë edhe oligarkë, ministra dhe ish ministra, drejtorë me ose pa dosje në SPAK, pra ata të lekëve, koncensioneve, tenderave, investitorëve strategjikë dhe ndonjë i punëve të tjera. Se si arriti Basjola Pandeli allias Ola Xama të bëhet banore e ‘Ambasdor 3’, me rrogën si gazetare, kjo mbetet për t’u parë – shkruan faqja e njohur.

    Xama apo Pandeliu është raportuar nga CNA se shkonte në Dubai ku ka takuar Mohamed Alabbar, ndërsa më vonë sulmoi me pagesë ‘projektin e tij në Shqipëri’.

    Me çfarë lidhen apartamenti i luksit, vizitat në Dubai dhe fshehja me dy emra. A fshihet pas tyre emri i Arben Ahmetajt?

    Prapaskena i drejton gazetares me dy emra disa pyetje publike:

    -A keni përfituar ju para publike nga Rindërtimi, përmes Ilir Pandeliut allias El Pandeli si nënkontraktor, me ndërhyrjen e Arben Ahmetajt?

    -A është filmuar Ahmetaj duke kërkuar favore për ju?

    -Nëse Sandri të pagoi për të shkuar në Dubai për të intervistuar Alabbarin, kush të pagoi për ta sulmuar më pas, të njëjtin projekt?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit