Banorët e “Big Brother VIP Albania” u surprizuan mbrëmjen e djeshme me dhurata shumë domethënëse. Ata morën të gjithë nga një bluzë ku të printuar në to ishin figura historike të Shqipërisë dhe Kosovës.
Bluza e Gjestit ishte tepër e veçantë teksa nga pas ishin të vendosura portretet e figurave legjendare, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, Adem Jashari dhe Çerçiz Topulli.
Teksa e tregonte për kamerat, Gjesti e pati të vështirë të dallonte figurën e Çerçiz Topullit duke thënë se është Jezu Krishti.
Kjo shkaktoi mjaf të qeshura tek banorët dhe më pas ata i treguan se bëhej fjalë për luftëtarin patriot Çerçiz Topullin.