Besnik Tahiri do të jetë emri surprizë i datës 11 shtator kur kreu socialist të thërras emrat e kabinetit qeveritar “Rama 4”.
Burime nga Partia Socialiste thonë se ende nuk dihet digasteri që Besnik Tahiri do mbulojë.
Një një postim në Facebook, Besnik Tahiri shkruan se: Ky muaj shënon fillimin e një kapitulli të ri profesional, me qëllime të qarta dhe besim t’plotë në atë se çka po vjen.
Tahiri ka qenë dy herë në ulësen ministrore në qeveritë e Kosovës njëherë si ministër i jashtëm dhe tjetra si ushtrues detyre në ministrinë e drejtësisë.
Kujtojmë se njoftimi i emrave të ministrave të rinj do të bëhet një ditë pas seancës së parë të Parlamentit të ri në asamblenë e Partisë Socialiste që do të mbahet në 11 shtator.
Ende nuk ka konfirmime zyrtare për fatin e ministrave aktualë, të cilët janë në pritje, përballë etheve të ndryshimit.