Shqipëria nuk ka qenë dje e përfaqësuar në firmosjen e krijimit të Bordit të Paqes, edhe pse u ftua zyrtarisht. Mediat nuk kanë raportuar për një firmë të vendit tonë dhe arsyet për këtë mbeten të paqarta.
Vetë kryeministri, tha në Parlament se nuk ishte në Davos sepse priti vajzën e Donald Trump në Vlorë.
Por një arsye është edhe fakti se marrëveshja do miratimin në Kuvend e mandej dekretimin si ligj nga presidenti i Republikës.
Përfaqësues të PD-së u shprehën se miratimi për 24 orë i ligjit bie ndesh me Kushtetutën kështu që çdo firmë tashmë do të vihej në diskutim për kushetetueshmërinë e pjesëmarrjes së Shqpërisë.



