22.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kush janë 6 kandidatët e PD në garë për kryetar bashkie!

    Partia Demokratike ka zyrtarisht ekipin për zgjedhjet e pjeshme në Bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

    Sa i përket garës së ‘nxehtë’ në Tiranë, opozita nuk vendosi një kandidat demokrat, por zgjodhi të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj. 

    Në Tepelenë, PD ka hyrë në garë Gabriel Gumën, një 26-vjeçar me profesion sipërmarrës. Guma do të garojë përballë ish-komandantit të Gardës, Gramoz Sako, i zgjedhur nga Partia Socialiste.

    Njëjtë si në Tiranë edhe në Vlorë, opozita ka zgjedhur të mbështesë Dionis Sotën, i cili ka shpallur kandidaturën e pavarur nga partitë politike ndërsa ka prezantuar dhe vizionin e tij për qyetin bregdentar: Një Vlorë Evropiane për të gjithë!

    Për Bashkinë e Matit, PD ka zgjedhur Eduart Brahilikën për të garuar nën logon e tyre, i cili është me profesion avokat. Brahilika do të garojë në garën për kryebashkiak përballë Altin Bojnit të përzgjedhur nga Partia Socialiste.

    Amarildo Hoxha, me profesion doktor, është kandidatura e Partisë Demokratike për zgjedhjet e bashkisë së Cërrikut. Hoxha  do të garojë në zgjedhjet e 9 nëntorit përballë Florenc Dokës, kandidat i Partisë Socialiste. Dy kandidatët synojnë postin e Andis Sallës, i cili u largua nga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

    Ndërsa në Berat, opozita ka zgjedhur kandidatin Pavlo Shkarpa.

    Bashkia e Beratit, Tepelenës dhe Matit “humbën” kryebashkiakët e tyre, pasi u zgjodhën deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

    Ndërkohë që Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashki i Vlorës dhe Andis Salla u largua nga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

    Kujtojmë se Bashkia e Tiranës e cila bënte pjesë te 6 vakancat zyrtare për zgjedhjet e pjesshme lokale, është pezulluar për zhvillimin e zgjedhjeve deri në dhënien e vendimit të Kushtetueses mbi ankimin e Erion Veliajt lidhur me shkarkimin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit