9.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Kush na ka inatin ju q****…”, Luiz Ejlli “shpërthen” ndaj Dea Mishelit: Po ma kërkon me sesbën që t’ia këndoj

    Përplasja virtuale mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip 2 po vijon. Pas reagimit të Dea Mishel lidhur me dënimin me një vit burg të Luiz Ejllit ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

    Ai ka vendosur që t’ i përgjigjet ashpër Deas dhe në një mënyrë aspak të hijshme. Në llogarinë e tij në “Instagram”, fituesi i Big Brother Vip 2 ka postuar një “story” ku shihen disa limona dhe një foto e dhëmbëve të Deas.

    Krah këtyre fotove Luizi shkruan: “po ma kërkon me se sbën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”, ndërkohë në sfond është kënga e njohur, “oj Lulija jon me limona, o kush na ka inatin ju q*** nona ooo…”. Një postim i cili më pas u fshi nga Luizi me “shpejtësinë e erës”.

    Ky reagim i këngëtarit ka ardhur pasi Dea Mishel komentoi lajmin për dënimin e Ejllit.

    “Kush na ka inatin ju q****…”, Luiz Ejlli

    Postimi i Luizit

     

    “Paskemi lajme në datë 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin” shkruante Dea në foton e pare, teksa më tej me ironi komentoi dhe dënimin e Fatmir Abdurramanit .

    “Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi”, shton Dea.

    Gjykata e Fierit dënoi me burg fituesin e Big Brother Vip 2 dhe këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli. Ish-noteri Ejlli u dënua me një vit burg pasi u shpall fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale për të justifikuar paratë me prejardhje kriminale të shtetasit Fatmir Abdurramanit.

    Ndërkohë, për Fatmir Abdurramanin të cilit i është hartuar deklarata noteriale nga Ejlli, Gjykata e Fierit dha masën arrest me burg për 18 muaj. Ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit