15.5 C
Tirana
E martë, 21 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kush po e rrëmben aeroportin e Vlorës? Gazetari shpjegon konfliktin mes Pacollit dhe ortakut të tij

    Një skandal ka shpërthyer me aeroportin e Vlorës, ku tashmë ka ndërhyrë prokuroria duke nisur hetimet.

    Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpjeguar konfliktin mes Behgjet Pacollit dhe ortakut të tij, Valon Ademi, për 47% të aksioneve të cilat Pacolli nuk i ka regjistruar në QKB si aksione të Ademit.

    “Bëhet fjalë për PPP, të fituar në mars 2021 nga tre operatorë, Mabco (Pacolli), një kompani turke dhe Valon Ademi 2A Grup. Investimi 104 mln euro. Operatori turk është tërhequr dhe aksionet i ka marrë Pacolli. Ai i kalon me vërtetim noterial Valon Ademit 47%. Njëkohësisht është bërë vërtetim i nënshkrimit të Pacollit. Këto nuk janë pasqyruar në QKB.

    Pacolli bën garanci financiare me një kompani me qendër në Luksemburg dhe merr borxh, lë aeroportin si garanci dhe merr borxh 100 mln euro. Përpara se të vijmë këtu, ka patur një konflikt midis dy bashkë aksionerëve, për punimet që janë bërë në aeroport. Sipas 2A, thotë se janë hedhur 80 mln euro dhe nga këto 56 mln kanë qenë marrë në BKT.

    Konflikti qëndron te shuma që ka hedhur secili. Valoni pretendon se nga pjesa e tij, kredi bankare dhe xhepi, kam hedhur 50 mln euro, kurse Pacolli 30 mln euro, 27 mln pjesën e kredisë dhe 3 mln nga xhepi i vet. Këtu kanë lindur problemet.

    Përplasje kulmore është që Pacolli, pa folur me ortakun, që është aksioner, ka 49% të aksioneve, ka shkuar dhe ka marrë kredi, duke u paraqitur si aksioner i vetëm, ka marrë borxh 100 mln euro, nga një kompani në Luksemburg. I ka marrë për të shlyer kredinë e BKT dhe për të mbyllur punimet në aeroport. Ky veprim nxjerr jashtë loje ortakun tjetër”, tha Dervishi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit