15.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kush po i detyron shqiptarët të largohen në emigrim?

    Shifrat janë të frikshme, alarmante, ulëritëse. Jo pak, por 756 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi të një vendi të Bashkimit Europian në 14 vitet e fundit. Janë mijëra shqiptarë që kanë ikur çdo ditë, kanë rrezikuar, kanë lënë vendin e tyre për shkak të pasigurisë ekonomike dhe sociale. Janë me mijëra të tjerë që kanë ikur ilegalisht dhe qëndrojnë në një vend të BE-së fshehurazi, ne pritje për të marrë leje qëndrimi.

    E dini se në 10 emigrantë që po hyjnë sot në Angli në mënyrë ilegale, 4 prej tyre janë shqiptarë? Po marrin gomonet në det të hapur e po largohen nga vendi. Kaq vend i pajetueshëm është bërë Shqipëria saqë ta rrezikojnë edhe jetën vetëm për t’u larguar. Pas lënë mijëra të afërm e familjarë që presin edhe ata të largohen drejt një shteti më të mirë e më funksional.

    Po përse po largohen masivisht shqiptarët? Ne nuk jemi as një vend në luftë si sot Ukraina apo si dje Kosova. Nuk jemi as një vend i shkretuar si Zimbabve ku indeksi i varfërisë është mbi 100% dhe niveli i papunësisë mbi 95%. Ne jemi një vend me resurse të pafundme natyrore, një vend me 300 ditë diell, lagemi nga dy dete, e megjithatë shqiptarët po largohen.

    Pabarazia e tmerrshme sociale ku në punë hyjnë vetëm militantët e partisë, përqëndrimi i ekonomisë në duart e 90 vetëve, korrupsioni, nepotizmi, pasiguria për jetën, shtrenjtimi ekstrem i kostos së jetesës dhe ekonomia në rënie si pasojë e keqqeverisjes, kanë bërë që shqiptarët të varfërohen çdo ditë. Djali i një politikani, apo i një oligarku mban në dorë një orë, vlera e së cilës është sa rroga vjetore e një të riu shqiptar. Këta kanë ndërtuar vila luksove në majë të kodrave ku vetëm ushqimi i maceve dhe qenve që mbajnë, kushtojnë më shumë se rroga vjetore e një familje punëtore.

    Për 32 vite politikanët e varfëruan këtë vend, e vodhën, e plaçkitën së bashku me oligarkët e tyre, shfrytëzuan çdo pushtet për t’u pasuruar në kurriz të shqiptarëve dhe sot vendi po vuan pasojat e një keqqeverisjeje disa vjeçare. E megjithatë largimi nuk është zgjidhje; është detyrë patriotike qendrimi në vendin tonë dhe mosvotimi i këtyre që për 32 vite e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje.

    Nëse largimi i shqiptarëve vazhdon, ata do të pasurohen më shumë, do të pasurohen edhe duke vjedhur paratë që ju sillni në Shqipëri për të afërmit. Nëse largimi i shqiptarëve vazhdon, qeverisjen do e përcaktojnë militantët dhe administrata të lidhur ngushtësisht mbas pushtetit. Shqiptarët e Kosovës nuk u larguan nga vendi edhe kur ishin në konflikt, por luftuan dhe sot janë shembull i votës dhe qeverisjes së një vendi. Ukrainasit nuk po largohen, por po qendrojnë të shpëtojnë vendlindjen e tyre.

    Ndaj edhe ju, ne, të gjithë bashkë duhet të qëndrojmë për ta bërë Shqipërinë një vend më të jetueshëm, anëtar të Unionit Europian dhe një shtet të fortë ekonomikisht.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit