7.5 C
Tirana
E hënë, 26 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Kush ta ka bërë jetën traumë, mami apo babi” – Rogerti kalon kufijtë me provokimet, Mali ja kthen ashtu siç nuk pritej

    Situata doli jashtë kontrollit mes Rogertit dhe Mal Retkocerit gjatë qëndrimit në shtëpi, duke kulmuar në një përplasje të ashpër. Rogerti përdori një gjuhë të papërshtatshme, duke prekur çështje personale dhe familjare të Malit, në një moment që është konsideruar i rëndë nga publiku.

    “Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”, iu drejtua Rogerti Malit, një deklaratë që shkaktoi reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, duke marrë parasysh situatën delikate familjare të këngëtarit.

    Nga ana tjetër, Mali zgjodhi të qëndronte i qetë, duke mos reaguar ndaj provokimeve dhe duke u përpjekur vazhdimisht ta injoronte Rogertin, gjë që u vlerësua nga një pjesë e madhe e publikut si një qëndrim i matur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit