0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kush tentoi të hapte restorantin e Nusretit në Tiranë? Gazetari tregon shifrën e “çmendur” që kërkoi kuzhinieri turk

    Një biznesmen shqiptar ka tentuar të sjellë brendin e restoranteve të Nusretit në Tiranë. Kështu ka deklaruar gazetari i kronikës Artan Hoxha.

    Ai u shpreh se personi në fjalë kishte kërkuar të merrte brendin e Nusretit, për të hapur një restorant në Tiranë, por kuzhinieri i famshëm Nusret Gokçe kishte kërkuar plot 7 milionë dollarë.

    “Është tentuat ta sjellin këtu Nusretin si brend. Donte dikush nga këta të sillte Nusretin si brand në Tiranë, por kërkoi 7 milionë dollarë”, u shpreh gazetari Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

    Nusret ka aktualisht linjë restorantesh në 7 vende të botës, përfshi Greqinë dhe vendlindjen e tij Turqi, ku ka 9 restorante.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit