14.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ky burrë pretendon se është djali i mbretit Charles dhe Camilla-s (dhe është gati ta vërtetojë)

    Simon Dorante-Day është personi i cili pretendon se është fryt i dashurisë së fshehtë mes mbretit Charles III dhe Camilla-s dhe ka treguar se po mendon të ndërmarrë veprime ligjore kundrejt familjes mbretërore.

    56-vjeçari rrëfeu për “7NEWS” se tashmë është më i gatshëm se kurrë që të paraqitet në gjykatë, së bashku me mbretin Charles dhe të kryejnë testin e ADN-së, për ta vërtetuar njëherë e mirë “të vërtetën”.

    Ai tha për “7NEWS” se ka pasur një diskutim mes tij, ekipit ligjor dhe gjykatësit të çështjes, në lidhje me pozitën ligjore, mbrojtjen dhe përparësisë së Charles mbi Simon. Ai u shpreh se kishte kërkuar të kryhej një test ADN-je dhe organet kompetente thjesht e refuzuan kërkesën e tij, pa i dhënë asnjë arsye.

    Simon shtoi se edhe pse Charles mori fronin pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, kjo nuk e ka stepur dhe nuk i ka ngadalësuar aspak përpjekjet e tij për të çuar në vend të drejtën. “Do të kthehem në gjykatë. Në vendimin përfundimtar të herës së fundit, gjyqtari më tha se nëse kthehem me provat e duhura dhe të vulosura, nuk do të ketë asnjë arsye që gjykata të mohojë aplikimin për një test ADN-je dhe se Charles dhe Camilla do të jenë të detyruar t’i përgjigjen kërkesës sime”.

    Në fillim të vitit, Simon pretendoi se i shkroi një letër mbretëreshës së ndjerë, duke i kërkuar të inkurajonte Charles që të merrte vendimin për të kryer testin e atësisë, por fatkeqësisht, përgjigjja nuk i erdhi kurrë.

    Dorante-Day thotë se është djali i Charles dhe Camilla, ndonëse është ngjizur ndërkohë që Charles ishte në një udhëtim në Australi me princeshë Diana dhe e mbështet hipotezën e tij me “faktin” se Charles ishte lidhur me Camilla-n shumë më parë.

    Ky burrë pretendon se është djali i mbretit Charles dhe Camilla-s

    SUPPLIED

    Simon Dorante-Day ka lindur në Portsmouth në 5 prill 1966 dhe u birësua kur ishte 8 muajsh, “pasi Camilla mendoi se nuk mund ta fshihte nga publiku”. Ai thotë se të gjithë të vërtetën, ia ka thënë gjyshja e tij, kur ishte në shtratin e vdekjes.

    Gjyshërit e tij punuan në pronat mbretërore, çka mundësoi edhe rritjen e tij nga gjyshërit adoptues.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit