15.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ky është lojtari më i fortë brenda shtëpisë së “BBV” sipas Neda Ballukut

    Dje në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Neda Balluku.

    Kë sheh Neda si lojtarin më të fortë aty brenda?

    “Juli është lojtari më i fortë, e kupton dhe e luan shumë mirë lojën. E vlerësoj që ruan qetësinë, mundohet të jetë i qetë, korrekt dhe të mos e teprojë”.

    Kush largohet të martën nga shtëpia sipas Ballukut?

    “Luhet mes Jetmirit dhe Ledjonës. Ilnisa rrezikon por duke qenë se është i vetmi çift aty brenda e bën më interesante gjënë. Publiku nuk e do jashtë sepse dashuria duhet brenda. Avantazhi i Jetmirit është që ka pak djem në shtëpi. Disavantazhi i Ledjonës është që në këtë pikë të lojës duhet të dalë dikush që konsiderohet i fortë. Unë e kam xhan Ledjonën, e kam mbështetur gjithmonë por e ka penalizuar fakti që janë bërë si motër e vëlla me Julin”.

    Historia e Meritonit ku rrëfeu se djali i tij është autik dhe fakti që Roza e përjetoi shumë keq, si e komenton Neda?

    “Nuk jam dakord me mënyrën se si u trajtua kjo pjesa. Nuk domethënë që fëmijët e tjerë që nuk janë të spektrit autik lejohet të përmenden. Roza ka bërë një gjë të përsëritur, është marrë dhe me vajzën e Ledjonës me faktin se a ka ardhur në jetë nga dashuria apo jo. Është marrë edhe me fëmijët e munguar të Eglës, ku e gjithë Shqipëria e dinte që Egla është beqare dhe nuk është nënë. Askush në këtë botë nuk ka të drejtë të përmend emrin e fëmijës së askujt, është niveli më i ulët”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit