20.5 C
Tirana
E hënë, 1 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ky është muaji më i mirë për të kërkuar punë

    Nëse keni tashmë një punë dhe ka arsye që ju bëjnë të mendoni largimin nga ai mjedis pune, ose nëse jeni duke kërkuar një punë ndërkohë që aktualisht nuk jeni i punësuar, ekziston një muaj specifik i vitit që është më i përshtatshmi për të gjetur pozicionin që dëshironi.

    Në Amerikë, e quajnë “ Valën e Shtatorit”. Sipas Girlboss, nga 1 shtatori e tutje, kompanitë e të gjitha llojeve fillojnë të kërkojnë me ngulm punonjës. Ky informacion konfirmohet edhe nga konsulentja e biznesit Chanelle Howell, e cila ishte një nga të parat që foli në TikTok për këtë çështje.

    “Jemi në mes të tremujorit të tretë të vitit, drejtuesit e lartë po kthehen nga pushimet dhe kompanitë ende kanë buxhete që nuk i kanë ndarë askund”, shpjegon Howell.

    Ky është një trend që i shtyn kompanitë të pajisin më mirë departamentet e tyre me personel, në mënyrë që të arrijnë objektivat që kanë vendosur për vitin. Ky trend fillon procesin që rezulton në hapjen e shumë vendeve të reja të punës dhe në plotësimin relativisht të shpejtë të personelit të tyre.

    Kjo periudhë zgjat rreth një muaj e gjysmë, pasi kompanitë duan të kenë mbushur çdo boshllëk në fuqinë punëtore dhe të kenë përmirësuar cilësinë e punës që ofrojnë ekipet e tyre. Kjo konfirmohet edhe nga HuffPost, pavarësisht faktit se kohët e fundit kemi dëgjuar për fenomene të tilla si shkurtimet e heshtura, të cilat i ngjajnë shkurtimeve nga puna, por nuk klasifikohen zyrtarisht si të tilla.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit