6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ky është polici nga Bathorja që ndihmoi autorin e sulmit ndaj Adriatik Doçit, dhunë dhe vrasje me pagesë për llogari të një grupi kriminal, Redon Skutera nis të tregojë shokët

    Nga hetimet që po kryhen për dhunimin e gazetarit investigativ të Report Tv, Adriatik Doçi, Policia ka arritur të zbulojë se në këtë ngjarje është përfshirë edhe një efektiv policie pjesë e komisariatit nr.4.

    Polici Ermir Doda, banues në Bathore, është shpallur në kërkim pasi ka ndihmuar autorin Redon Skutera që të largohet nga vendi i ngjarjes pasi sulmoi gazetarin Doçi pranë banesës së tij.

    Ermir Doda është një personazh gjithashtu me precedentë kriminal, korrier droge në Angli, me disa emra, dhe ushtar i një grupi kriminal që shtrihet deri në Dubai.

    Doda merr porosi për të kryer krime të ndryshme, ndërsa kamuflohet me uniformën e policisë. 

    Ermir Doda ka nisur të shitet nga vetë Redon Skutera, i cili është gati të kthehet në bashkëpuntor drejtësie, për të shpëtuar veten dhe familjen nga hajmarrja e grupeve të tjera kriminale.

    Doda dhe Skutera po hetohen tashmë për pjesëmarrje në disa vrasje me pagesë.

    Efektivi i policisë Ermir Doda është shpallur në kërkim për veprën penale ‘përkrahje të autorit të krimit’, ndërsa pritet të përjashtohet nga policia.

    Nga hetimet e deritanishme, rezulton se Redon Skutera, emri i parë i të cilit është Redon Pëllumbi, është një person me precedentë kriminalë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

    Ai është arrestuar një vit më parë për plagosje me me dashje kundrejt pagesës, por nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë. Skutera, i cili dyshohet se përdoret nga grupet kriminale në Tiranë, është arrestuar edhe për lëndë narkotike.

    Sipas burimeve, 32-vjeçari nga Berati kërkohet në Holandë për trafik droge. Ndërsa, efektivi Ermir Doda dyshohet se shërben si rojë edhe pranë një grupi krimal në Tiranë. Hetuesit kanë bindjen e plotë se gazetari është goditur për shkak të detyrës.

    Redon Skutera ka pranuar autorësinë e sulmit, madje ka nisur të sajojë disa alibi për shkakun.

    Edhe kur ka kryer krime më parë, Skutera herë ka deklaruar se objektivat e tij i ngacmonin motrën, herë të dashurën.

    Në fakt motra e autorit nuk jeton fare në Shqipëri.

    Gazetati Doçi ka deklaruar se nuk i njeh dhe nuk i ka dëgjuar kurrë as edhe si emra Ermir Dodën dhe Redon Skuterën.

    Ermir Doda Redon Skutera

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit