17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ky lajm për qenin tuaj do t’ju bëjë ta shihni ndryshe herën tjetër që do të jeni me të

    Ti e di kur qeni yt është shumë i lumtur që po të sheh. Një bish që tundet, kërcime lozonjare të pamenduara dhe ca sy që mund të të shkrijnë zemrën.

    Ajo çfarë ju ndoshta s’dini qëndron pikërisht tek sytë e qenit tuaj: Sipas një studimi të fundit të kryer nga shkencëtarët japonezë, sytë e qenit mund të mbushen me lot gëzimi kur ritakohen me pronarin pas një mungese të gjatë.

    Lotët mund t’i ndihmojnë ata të ringrohin sërish lidhjen mes tyre dhe të zotit- një lidhje e veçantë që daton prej mijëra vitesh.

    Njësoj si njerëzit edhe qentë kanë kanale lotësh që i ndihmojnë për t’i mbajtur sytë e pastër e të shëndetshëm. Ajo çfarë ne nuk dinim është se lotët e qenve (duke qenë se nuk bien njësoj si lotët tanë) nuk lidheshin me shprehi emocionesh më parë. Qentë kanë aftësinë të dallojnë gjithashtu gjuhë të ndryshe si dhe të dëshifrojnë fjalë që s’kanë kuptim.

    Pas eksperimentit, ekspertët vunë re se lotët e qenve lidhen me emocione pozitive dhe se janë më të dukshëm pas ritakimit me të zotin apo pjesëtarët e tjerë të familjes. Sidoqoftë, ka ende shumë gjëra që shkencëtarët nuk dinë apo s’i japin dot shpjegim rreth qenve. Njerëzit shpesh qajnë për të çliruar emocionet negative, por s’mund ta themi plotësisht të njëjtën gjë edhe për qentë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit