Vetëm një ditë pasi Shpat Kasapi deklaroi se “nuk është ndarë” nga Selvija dhe se gjithçka ishte “një krizë e vogël” që u fry nga publiku dhe rrjetet sociale, vjen një reagim – jo i drejtpërdrejtë, por mjaft domethënës – nga vetë Selvija.
Në një story të publikuar në Instagram, Selvija ka ndarë një shprehje që, le ta themi troç, duket si një përgjigje e tërthortë ndaj intervistës së Shpatit:
“Sa nga ju kanë shpëtuar reputacionin e dikujt duke mos treguar anën tuaj të historisë?”
Nëse e marrim këtë postim si një mesazh të koduar (që me shumë gjasë është), Selvija duket se po nënkupton se ajo ka qëndruar e heshtur për hir të reputacionit të dikujt tjetër – në këtë rast, ndoshta Shpatit – dhe nuk ka ndarë ende versionin e saj të plotë të ngjarjes.
Deklarata e saj vjen vetëm pak ditë pas intervistës ku Shpati, ndër të tjera, tha:
“Nuk jam ndarë. […] Selvija e shpreh gjithë emocionin dhe ndjeshmërinë. Pastaj dhe ndoshta i bie pishmanit, por ashtu e ka tipin.”
Për momentin, nuk ka ndonjë reagim tjetër nga Selvija, por ky postim i vetëm ka mjaftuar për të ndezur sërish spekulimet mbi marrëdhënien e tyre. Janë apo s’janë bashkë? Kush ka të drejtë në këtë histori? A do të flasë ndonjëherë Selvija hapur për “anën e saj”?
Nëse po mendonit që gjërat u sqaruan, mendoni edhe njëherë. Sepse tani jemi realisht në kapitullin e radhës të një historie që, nëse s’përfundon në një libër siç tha Shpati, të paktën mund të vazhdojë si mini serial me story në Instagram. 🙂