Nuk ka kuptim ta zgjasim më shumë: të marrësh veten pas një ndarje nuk ndodh duke parë profilin e tij/saj çdo dy orë, duke u takuar “rastësisht” apo, më keq, duke i dërguar mesazhe nga mërzia. Nëse vërtet do ta kthesh veten në prioritet dhe të kalosh dhimbjen, e vetmja mënyrë që funksionon është rregulli: 0 kontakt!
Pra me pak fjalë kjo nuk duhet të jesh ti!
Çfarë është ky rregull?
Është pikërisht siç tingëllon: asnjë telefonatë, asnjë mesazh, asnjë kërkesë për informacion te miqtë e përbashkët. Madje, as ndonjë “like” të pafajshëm në Instagram. Ky rregull nënkupton të krijosh një kufi të qartë mes teje dhe ish-it, që të të japë hapësirën e nevojshme për të shëruar plagët e ndarjes dhe për të nisur kapitullin tënd të ri.
Pse funksionon?
Sepse është mënyra e vetme për të mbyllur vërtet një histori. Kur e shkëput plotësisht kontaktin, shmang nostalgjinë që të shtyn të harrosh arsyet pse u ndatë. Për më tepër, largësia ndihmon të mos biesh në tundimin për t’u kthyer në një marrëdhënie që, fundja, nuk funksionoi.
E vështirë? Absolutisht. E vlefshme? Pa diskutim. Ky rregull të lejon të rikthehesh qendrën e vemendjes së plotë tek vetja dhe, mbi të gjitha, të kuptosh që i vetmi person që duhet të takosh “rastësisht” tani je vetëm ti.