Trump shpallet sërish president – 47 intelektualë mblidhen në Tiranë për të festuar, një iniciativë kjo e konstitucionalistit të njohur Shkëlqim Hajdari.
Kësaj here zoti Hajdari i kishte vënë vetes edhe një detyrë paksa të vështirë, të pajtonte dy “armiqtë e betuar politikë”, ish- presidentin e republikës Bamir Topi dhe ish- politikanin socialist Ben Blushi.
Darka e ngrohtë e miqësore ia arriti qëllimit dhe veç të tjerave ra në sy edhe prania e personaliteteve Alfred Moisiu, shkrimtarja Helena Kadare, profesori i njohur Et’hem Ruka, ish-themeluesi e PD, Rexhep Uka, Bujar Kapexhiu, Myslym Murrizi, Arjan Galdini, Kastriot Çipi, Armir Shkurti, Alfred Cako, Vjollca Braho, Alma Cani, Ahmet Kalaja, Bruna Shiroka, Ledjo Pano, Kreshnik Osmani, Azgan Haklaj, Nagip Fejzi (drejtues i forumit ekonomik mbarëshqiptar) dhe Mendi Qyra (drejtues i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut ), Ilir Harxhi, Artin Kovacci, Arison Puka si dhe miq të spikatur nga fusha artit, kulturës, ekonomisë, sportit. Plot 47 personalitete, kanë kaluar disa orë së bashku ku kanë vlerësuar kontributin e Presidentit Trump në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Përtej deklaratave nga aktorët politike, grupi i miqve janë shprehur optimistë për rolin e presidentit Trump në konsolidimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA nën Presidencën e Trump, ku përfshihet mbështetja për Kosovën dhe Reformën në Drejtësi në Shqipëri.