23.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kylie Jenner humb 1 milion ndjekës në Instagram, por pse?

    Postimi për Izraelin i kushtoi shtrenjtë Kylie Jenner, e cila brenda pak ditëve ka humbur mbi një milion ndjekës në Instagram duke shkuar nga 400 në 399 milionë.

    Kylie Jenner humb 1 milion ndjekës në Instagram, por pse?

    Gjithçka nisi pasi ajo publikoi një foto nga llogaria pro-izraelite @StandWithUs në Instagram, ku shkruhej: “Tani dhe gjithmonë ne qëndrojmë me popullin e Izraelit!”

    Vertëm një orë më vonë, ajo u detyrua ta fshijë postimin sepse presioni i fansave “shpërtheu” nga të gjitha anët, duke e mbushur postimin me hashtagun #Palestine dhe flamurin e Palestinës.

    Miliarderja e familjes Kardashian u akuzua nga fansat për hipokrizi dhe mungesë informacioni, madje disa e konsideruan postimin si një gjest të pavetëdijshëm nga ana e Kylie Jenner, e cila pavarësisht reagimeve, duket se asgjë nuk e pengoi të bënte një postim që bëri jo pak bujë.

    Kylie Jenner humb 1 milion ndjekës në Instagram, por pse?

    Grupi i Hamasit ka lëshuar mijëra raketa në qytetet izraelite pranë Rripit të Gazës. Izraeli iu kundërpërgj sulmit dhe e gjithë përplasje ka shkaktuar vdekjen e qindra civilëve izraelitë dhe palestinezë, mes tyre edhe fëmijë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit