6.5 C
Tirana
E martë, 30 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Labi rrëfen plagën që e ndjek ende: “Pesë vjet nuk fola me motrën, vetëm sepse u martua me një burrë me ngjyrë”!

    Labinot Rexha, një nga banorët e “Big Brother VIP Kosova 4”, ka prekur publikun me një rrëfim të thellë personal, duke folur hapur për ndarjen e gjatë që pati me motrën e tij. Ai zbuloi se për pesë vite me radhë nuk kishte pasur asnjë kontakt me të, për shkak të vendimit të saj për t’u martuar me një burrë që nuk ishte shqiptar, por me ngjyrë, zgjedhje që në atë kohë u prit me kundërshtime të forta nga familja dhe rrethi.

    Pavarësisht distancës, Labinoti theksoi se dashuria për motrën nuk i kishte munguar kurrë, ndërsa sot e pranon me dhimbje se ajo shkëputje ishte një gabim që e rëndon ende. Ai foli me emocion për momentin e ribashkimit pas pesë vitesh, një takim që e përshkroi si jashtëzakonisht të ndjerë, veçanërisht kur pa edhe mbesën e tij për herë të parë.

    Sipas tij, sot gjithçka ka ndryshuar. Marrëdhënia me motrën është rikthyer më e fortë se kurrë dhe e mbushur me dashuri e mirëkuptim. “Ajo është e lumtur, dhe kjo më bën edhe mua të lumtur,” u shpreh ai, duke shtuar se nuk ia fal vetes vitet e humbura pa pranimin dhe mbështetjen që duhej t’i kishte dhënë motrës së tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit