23.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Lady Gaga qëllohet me një kukull nga një fans

    Lady Gaga është goditur në kokë me një kukull gjatë një koncerti të turneut të saj “Chromatica Ball”.

    Këngëtarja ishte duke performuar këngën “Hold My Hand” në Rogers Center në Toronto kur një fans hodhi një kukull e cila  fluturoi mbi kokën e saj.

    E padekurajuar, ajo vazhdoi performancën e saj si zakonisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

    Në mbishkrimin e videos që tashmë është bërë virale, disa përdorues  thonë se ky gjest mund të jetë i rrezikshëm pasi mund të lëndojë artisten.

    Ky është incidenti më i ri pas një serie të tjerësh që kanë ndodhur kohët e fundit. Cardi B, Dua Lipa, Iron Maiden, Rage Against The Machine dhe shumë artistë të tjerë janë përballur me situata të ngjashme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit