Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, Laert Vasili, tregoi në një intervistë të fundit se pas daljes nga ky reality show ka qenë i rënduar, por kjo sipas tij vjen si shkak i gjumit dhe jo se ka qenë keq brenda. Ai me tej nuk e fshehu pakenaqesine ndaj disa ish-konkurrentëve pasi u shokua për ato që kishin thënë për te.
“Kam thënë në gjendje të rënduar për gjumin, kam dale, kam thënë kanë thënë për mua gjëra të pafalshme dhe në qoftë se vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi”, u shpreh ai.
Aktori i njohur shtoi: “Jo nuk e kam ndjekur, më mjaftoi ajo dhe u përmblodhën. Thash, ore janë mirë këta, kanë jetë, kanë punë. Kishte shumë çudira, por përfshirja e emrave të tjerë”.
Laerti tani po vazhdon me angazhimet e tij si aktor në teatër, profesion që e ushtron prej vitesh.