Aktivisti Kristi Pinderi është përfshirë në një debat në “Top Story” me Laert Vasilin dhe me panelistët e tjerë.
Vasili tha se një Ambasadë në Tiranë e ka financuar një organizatë jofitimprurëse për të bërë deklarata pro komunitetit LGBTQ.
Kristi Pinderi: Unë të falënderoj që më ftove. Jam i sinqertë, nuk do të vija në këtë emision nëse do ta dija çfarë do të flisnim. Mendoj që nuk mund të legjitimoj, nuk i them njeriu injorant, nuk mund të legjitimoj injorancën. Ky polarizim është i thellë dhe i dëmshëm, përjetohet në mënyrë të tmerrshme nga personat vurnerabël në Shqipëri.
Laert Vasili: Kur e thotë injorant, nuk lejon shpërfilljen apo nuk lejon padijen?
Pinderi: Është e gjitha, imoral panik. Unë nuk kam asnjë arsye ta legjitimoj këtë padije.
Vasili: Cila Ambasadë dha një shumë të jashtëzakonshme në një OJF të caktuar që u kthye në forcë politike. U financua për të dalë në televizionet publike dhe për folur për ketë. A je në padije të këtij informacioni? Cila Ambasadë në Shqipëri vuri një shumë të llahtarshme të hollash të dilte në TV bënte këto deklarata. Cila Ambasadë ju paguante?
Pinderi: Unë kam dalë i pari, nuk jam paguar
Vasili: Nëse të kanë paguar dhe je në padije, atëherë je ti injorant.
Aulon Kalaja: Nuk shkon kjo lloj gjuhe, nuk është askushi për të na thënë injorant. Këta dolën dy ditë para zgjedhjeve dhe thanë mos votoni Aulonin se është ekstremist.