11.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Laert Vasili reagon pas incidentit në “Për’puthen”: “Gabova, i kërkoj ndjesë Esmes dhe produksionit”

    Pas incidentit të ndodhur në studion e “Për’puthen”, ku Laert Vasili u përfshi në një moment të papërshtatshëm me konkurrenten Esme, aktori ka reaguar publikisht.

    Në një mesazh drejtuar ndjekësve, ai falënderon publikun për mbështetjen gjatë rrugëtimit të tij në program dhe pranon se ka gabuar. “Nuk ka njerëz të përkryer, të gjithë bëjmë gabime dhe mirë është që njerëzit kur gabojnë të ndëshkohen për këto gjëra”, shprehet ai, duke lënë të kuptohet se është i vetëdijshëm për pasojat e veprimit të tij.

    Laerti i drejtohet veçanërisht Esmes me një kërkesë faljeje, duke theksuar: “Nëse në ndonjë moment kam cënuar personalitetin e saj i kërkoj ndjesë”, ndërsa kërkon falje edhe ndaj produksionit dhe stafit pas kamerave.

    Reagimi i tij ka sjellë një valë të re komentesh në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e vlerësojnë kërkesën për ndjesë dhe atyre që mendojnë se situata kërkon më shumë sesa një reagim publik. Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga produksioni i “Për’puthen” lidhur me hapat e mëtejshëm.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit