9.5 C
Tirana
E hënë, 31 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Laerti është lojtari më i mirë” – Edi Manushi zgjedh një tjetër banor që sipas tij mund ta fitojë ‘BBVA”

    Moderatori i njohur Edi Manushi, ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron. Përtej pyeteve personale, ai u pyet edhe mbi Big Brother dhe banorët.

    Kush është lojtari më i mirë i “Big Brother VIP” sipas Manushit?

    Laerti.

    A mund ta fitojë BBV Laerti?

    Jo, nuk e besoj se do e fitojë. Nuk e fitojnë asnjëherë këta të mirët. Nuk i voton publiku këta, publiku voton Gjestin dhe ata që janë shumë të mirë.

    Elona e pyeti se sipas tij kush mund ta fitojë këtë edicion të “Big Brother VIP” dhe Manushi u përgjigj duke thënë:

    “Nuk e di, mendoj që mund ta fitojë Gjesti. Duke qenë se po bashkëpunojmë këto kohë me Xhenetën tek e “E Diell” dhe të gjithë historitë ajo i ka të lidhura me Gjestin dhe e kuptoj se sa potent është.

    E di si është historia?

    Është fenomeni që bashkon edhe Shqipërinë edhe Kosovën bashkë sepse këtë e nënvlerësojmë ne pak, por media në Kosovë jeton me ne më shumë sesa mendojmë ne, ndërsa ne me ata më pak. Këtë kam zbuluar unë nga këto bashkëpunimet e kohëve të fundit. Mendoj që bashkimi i të dyjave, konvergojnë të dyja tek Gjesti aq fort në këtë rast sa mund ta bëjnë pak më të diferencuar nga të tjerët”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit