4.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Lajme jo të mira për shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos

    Që nga e marta e kaluar, mjekët në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit “Evangelismos” të Athinës kanë punuar me shumë vështirësi, në mënyrë të vazhdueshme dhe me kujdes, për të zgjuar gradualisht kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas, i cili ndodhet në një gjendje kritike në intubim.

    Sipas Parapolitika, procesi i zgjimit gradual të kryepeshkopit Anastas Janullatos nuk ka dhënë ende shumë optimizëm për përfundimin me sukses apo për deintubimin e tij eventual.

    Megjithatë, mjekët dhe infermierët e përkushtuar të kujdesit intensiv vazhdojnë përpjekjet e tyre për të stabilizuar shëndetin e kryepeshkopit.

    Fatkeqësisht, trupi i tij ende nuk ka shfaqur shenjat e dëshiruara për t’iu përgjigjur ndërhyrjeve mjekësore.

    Në fund, theksohet se kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas po përballet me probleme të rënda me disa nga organet e tij jetësore.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit