21.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Lakuriqosja “s’hëngri bukë”!

    Pavarësisht një lakuriqosje deri të përshtirë të këngëtares Ronela Hajati në Eurovizion, “Sekreti” i saj nuk arriti të kualifikohet në natën finale.

    Pra, ndryshe viteve të kaluara ku Shqipëria edhe me më pak “modernitet” në performance skenike ka arritur të zërë vende dinjitoze, pa llogaritur kalimin në finale, kësaj here, performancat lakuriqe të asaj që është vajza e një personaliteti të kulturës shqiptare, të ndjerit Marash Hajati, dështoi, thënë troç, me turp.

    Ajo qe fituese e Festivalit të fundvitit, që çuditërisht, edhe pse me një juri me emra të traditës më të mirë muzikore shqiptare, arriti që me një këngë aspak kualitative, me një tekst të rëndomtë, të vleësohet si më e mira. Siç u provua, fundi qe pa asnjë lavdi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit