21.9 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Lamtumirë vëllai im binjak, Gim Rada!

    Nga Gjergj Luca

    Gim Rada, rebeli që nuk ra dakord me asgjë dhe për asgjë.

    Gim Rada. që gjente defekte dhe te Davidi i Mikelanxhelos.

    Gim Rada. që s’e çoje dot një drekë deri në fund pa u grind e pa u çjerë.

    Gim Rada, që kur mbaronin personazhet e talljes të përditshme u tallte me veten.

    Gim Rada, që nuk i dilte toka për të bërë dashuri, por ngjitej dhe në pemë.

    Gim Rada, që qeshte, qante, të donte dhe të shante në të njëjtin moment.

    Gim Rada, që si ka borxh kêrkujt, por veç vetes për mënyrën si e kaloi këtë jetë.

    Gim Rada, që lindi i virgjër dhe vdiq pa mbushur një vjeç.

    Gim, po mendoj tani kur tê vimë dhe ne te ty e ti do na presësh dhe do na shpjegosh se çfarë ndodh në atë botën tjetër ahhhhhaaaaahhhh…

    Kam filluar të qesh qysh tani kur mendoj shpjegimin tënd.

    Gim të kam dashur shumë, jam mërzitur me ty, por sot është dita e parë që të urrej se më ke lenë vetëm.

    Lamtumirë vëllai im binjak Gim Rada!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit