21.5 C
Tirana
E enjte, 7 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Lana Del Rey u drejtohet fansave: Nëse ka një këngë të re nga unë, mos e dëgjoni

    Lana Del Rey-t i kanë vjedhur laptopin, ku kishte disa materiale shumë të çmuara, ndër të tjera, albumin e radhës, kujtime familjare dhe një libër që do të dalë së shpejti. Rreth albumit, i cili është ende në punë e sipër, artistja u bëri thirrje fansave të mos dëgjojnë asnjë këngë që del pa konfirmim, pasi albumi nuk është ende gati.

    “Për sa i përket librit, e doja atë libër dhe e humba me gjithë zemrën dhe pasionin me të cilin e shkrova”, tha ajo, e ndërsa për kujtimet familjare, do të shihte se ç’mund të bënte.

    Këngëtarja e “Young and Beautiful” postoi të mërkurën një video live në Instagram, (por më pas e fshiu), ku shpjegonte se përpara disa muajsh ishte viktimë e një vjedhjeje në Los Angeles.

    Ajo tha se la çantën e shpinës në makinë dhe kur u kthye, të gjitha xhamat e makinës ishin thyer dhe çanta ishte zhdukur.

    Del Rey shtoi se laptopi përmbante disa gjëra me vlerë, si albumi i saj i ri dhe një libër prej 200 faqesh, të cilën Lana po e shkruante për shtëpinë botuese “Simon & Schuster”. Në shtator të vitit 2020, artistja ndau me të botuesin disa poema të përzgjedhura dhe qartazi, ishte duke punuar për një vepër letrare.

    Sipas Lana-s, këto materiale nuk ishin ruajtur askund tjetër përpos laptopit dhe në të gjithë këtë situatë, ajo po mundohet të qëndrojë pozitive, duke theksuar se e ka marrë mësimin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit