9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Landi bëhet baba për herë të dytë: Zbulohet emri!

    Këngëtari i “West Side Family” Landi Hysa është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ku ka zbuluar edhe emrin e të porsalindurit.

    “Mirë se erdhe , Eloi Hysi”, ka shkruar ai, teksa ka postuar edhe dy fotografi të cilat i kanë realizuar kur partnerja e tij ishte shtatzënë. Në një prej tyre ata kanë në krah edhe djalin e tyre të madh.

    “Tranzicioni pjesa e dytë”, shkroi këngëtari krahas fotove me partneren dhe rreth një orë më vonë zbuloi se foshnja kishte ardhur në jetë.

    Kujtojmë që edhe me fëmijën e parë lajmi erdhi si surprizë për ndjekësit pasi ai zgjodhi ta ndajë me këta të fundit në momentin që kishte ardhur në jetë.

    Landi bëhet baba për herë të dytë: Zbulohet emri!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit