Mes gjithë zhurmës që po shoqëron marrëdhënien mes Mirit dhe Selinit në “Big Brother VIP Albania 5”, një reagim jashtë shtëpisë nuk kaloi pa u vënë re. Bëhet fjalë për një postim të Landit, mik i ngushtë i Mirit, i cili ndau në rrjetet sociale një fragment nga Ungjilli sipas Gjonit.
Citimet flasin për gruan e kapur në shkelje kurore dhe momentin kur Jezusi u drejtohet njerëzve që kërkojnë ta dënojnë mëkataren:
“Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj.”
Si përfundim, askush nuk e godet gruan mëkatare, duke nënkuptuar se askush nuk është i pastër për vete.

Qartësisht, këta njerëz janë publiku që po dëshmojnë marrëdhënien e çuditshme mes Mirit dhe Selinit, dhe gruaja në këtë rast është… Miri. Në fund të fundit, poshtë fotos së tij i ka vendosur këto citime nga Bibla Landi.
Pra, shoku i ngushtë e pranon që Miri po “mëkaton”, por me pak fjalë, s’është as i pari, as i fundit, dhe nuk na mbetet ne për të gjykuar.
Reagimi i Landit vjen pas një videoje virale të Mirit në Dhomën e Rrëfimt brenda shtëpisë së “Big Brother”, ku ai përlotet dhe shprehet se e do Selinin, nga e cila u shkëput për një natë nga fjetja në një shtrat.
Videoja është komentuar shumë nga njerëzit që më së shumti kritikojnë sjelljen e Mirit, sepse është i martuar, po sillet si fëmijë prej ndarjes për një natë nga Selini dhe për lidhjen e çuditshme që ka me të, të cilën nga njëra anë e konsideron si vajzën e tij e nga ana tjetër bën veprime që publiku i ka interpretuar si ndjenja më të thellë ndaj Selinit.



