15.5 C
Tirana
E premte, 21 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Largimi nga Top Channel i Neadës dhe Enxhit, Blendi Salaj sqarim publik!

    Para disa ditësh kudo nëpër portale qarkulloi lajme se dy moderatoret e emisionit të mëngjesit “Wake Up”, në Top Channel, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj kishin pasur një debat, i cili kishte arritur edhe në përplasje fizike mes vajzave. Kjo sipas thashethemeve kishte ndodhur në ambjentet e Top-it.

    Në transmetimin e radhës të dyja vajzat bashkë me Blendi Salën sqaruan situatën dhe u shprehën se diçka e tillë nuk kishte ndodhur, por një kthesë e papritur ndodhi, pasi drejtuesit e televizionit vendosën t’i largojnë nga “Wake Up” të dyja moderatoret.

    Prej asaj dite, Blendi Salën në “Wake Up” e shoqëron çdo mëngjes nga një personazh i ndryshëm i showbizit shqiptar. Kjo e bëri publikun të besojë se përplasja fizike kishte ndodhur me të vërtetë dhe për këtë arsye Enxhi dhe Neada u pushuan nga puna.

    Mëngjesin e sotëm, Blendi e ka sqaruar edhe një herë situatën se mes Neadës dhe Enxhit nuk ka pasur përplasje fizike, por ka shprehur se të gjithë mund të debatojmë me njëri-tjetrin.

    Blendi Salaj: Kanë shkruar sikur janë rrahur, nuk ka ndodhur asnjëherë, të gjithë debatojmë, të gjithë mund të mos shkojmë mirë, por shpifjet jane shpifje, kurrë nuk janë prekur me dorë, kurrë nuk janë rrahur, janë shpifj dhe fantazi e njerëzve…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit