Pas konfirmimit të largimit nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, moderatorja Neada Muçaj ka bërë reagimin e saj të parë publik, duke folur për herë të parë në mënyrë të tërthortë për situatën e tensionuar pas konfliktit të komentuar gjerësisht me Enxhi Nasufin.
Në Instagram, Neada publikoi një foto ku shfaqet me një buqetë lulesh dhe një kartolinë të bardhë, dërguar nga një person ende anonim. Mesazhi i shkruar aty dukej si një mbështetje e sinqertë dhe një inkurajim në mes të stuhisë:
“Edhe ditët më të vështira mund të kthehen në diçka të mirë. Dikush beson tek ti.”

Ky postim u interpretua nga shumë ndjekës si një pranim i qetë i largimit të saj nga ekrani dhe një mesazh se ajo po zgjedh të ecë përpara pa bërë zhurmë.
Nga ana tjetër, reagimi i Enxhi Nasufit ishte krejt në një tjetër ton. Pak pasi lajmi për largimin e të dyja moderatoreve u bë publik, ajo ndau në rrjetet sociale një foto me nënën dhe qenin e saj, por ajo që mori vëmendjen ishte qëndrimi sfidues: Enxhi shfaqej duke nxjerrë gjuhën dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit — një pozë që shumë e panë si provokim dhe ironi ndaj gjithë situatës.
Përplasja mes dy moderatoreve vijon të ngjallë diskutime online, pasi ende nuk është zbardhur plotësisht se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe çfarë dinamike ka çuar në këtë konflikt të bujshëm.



