Sezoni i gjashtë i programit “Goca dhe Gra” në Top Channel do të nisë së shpejti. Faqja zyrtare e Instagramit të programit ka konfirmuar se data e puntatës së parë do të jetë 30 shtator dhe me një ndryshim këtë herë. Debatet dhe diskutimet në panelin e zonjave dhe zonjushave do të jenë live.
E jo vetëm kaq, ndryshe nga sezonet e kaluara këtë herë paneli do të jetë komplet ndryshe. Kleoniki Delijorgji, Rudina Dembacaj, Loredana Brati dhe Eglantina Ceno nuk do të jenë më pjesë e panelit dhe e vetmja e mbijetuar nga sezoni i kaluar është Gerta Gixhari.
Përball saj do të jetë le të themi ‘armikja’ e saj që nga “BBV”, Rozana Radi. Dy ish-banoreve të “BBV” do t’u bashkohen në panel: Ema Andrea, Anila Basha, Sherina Spahiu.