5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ledion Liço: Sara është jeta ime, fëmijën e tretë nuk e prisja kaq shpejt!

    Pas tetë vitesh lidhjeje, Ledion Lico ndihet më i dashuruar se kurrë. Ai tregoi në Top Channel sesi i ka bërë propozimin e martesës edhe pse nuk e kishte filmuar apo publikuar me video. Unaza kishte qenë modeste, pasi Sara sic tha, impresionohet vetëm nga veprimet dhe ndjesitë.

    “Me Sarën kemi 8 vite bashkë. Ajo është jeta ime me pak fjalë. Edhe sikur ta kisha krijuar vetë Sarën nuk do ia kisha dalë. Propozimin për martesë ia kam bërë privatisht. Ishim në një hotel në Monte Carlo. Ishim vetëm ne të dy. Kisha mbledhur para për një unazë që nuk ishte aq e shtrenjtë.

    Sara nuk impresionohet nga gjërat, por nga veprimet dhe ndjesitë, nëse do i dhuroje një diamant të vogël dhe do ishe me atë në çdo ditë do e vlerësonte më shumë. Ishte mëngjes, u zgjova, i thashë ca gjëra dhe i vura unazën”, tha ai.

    Më tej tha se mezi po e priste vajzën por jo kaq shpejt. Ai tregoi se gjithmonë ka dashur të kishte një vajzë, të cilën po e presin me padurim.

    “Ne kemi tre fëmijë në fakt se kemi edhe një qen që është 12-vjeç. Të harxhosh 12 vite me një qënie, të bëhet si pjesë e familjes. Ishte gëzim shumë i madh kur morëm vesh se do të bëheshim edhe me një fëmijë tjetër. Jemi familje të mëdha nga të dyja krahët.

    Donim gjithmonë një familje të madhe por jo kaq shpejt të tretin. Unë kam dashur gjithmonë vajza, kam qenë i lumtur me djemt por në përgjithësi është lidhja që krijohet mes vajzës dhe prindit mashkull.

    Unë bëhem tapet për djemtë por sa vjen mami më lënë. Komenti më i bukur, thoshte e vetmja familje shqiptare që gëzon për një gocë. Ne gëzuam sikur të ishte realisht diçka që e kishim pritur”, tha Ledioni.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit