6.5 C
Tirana
E mërkurë, 14 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ledioni përmend emrin e Arbanës (së bashku me një kunjë pas)

    Ndodhi ajo që na e priste mendja që do ndodhte me Alketa Vejsiun si opinioniste në “Big Brother”. Ajo përmendi Arbana Osmanin (a.k.a. moderatoren e përjetshme “kundërshtare”) dhe Ledioni s’e la të kalonte si moment, ndonëse u duk se i erdhi e papritur.

    Duke komentuar, Alketa dhe Ledioni po diskutonin se si do të kishin hyrë me patjetër në “Big Brother” nëse do të ishin në të 20-at e tyre dhe do të synonin për t’i hyrë rrugës së televizionit.

    Me batutë, më pas thanë se do vijë një moment që do futen të dy brenda shtëpisë, edhe në këtë moshë.

    Aty, Alketa vendosi ta vazhdojë batutën me: “Prezantimin kujt do t’ia lëmë?!”, ndjekur nga ajo që të gjithë e menduam, (po, po, Alketa e bëri) një artikulim i qartë i: “Arbana Osmanit!”

    “Po shumë bukur,” nisi të thoshte Ledioni i surprizuar, por kur Monika Kryemadhi dha idenë që më mirë të hynte dhe Arbana brenda me ta, ai hodhi menjëherë kunjën

    “Ah, po, se ajo na përçan.”

    Moment i papritur për Ledionin, por më i gatshëm se kurrë për të vazhduar dramën intriguese, që për arsye ende të panjohura, ekziston mes tij dhe Arbana Osmanit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit