Nuk ka kaluar shumë kohë kur u aludua për një lidhje mes Ledrit dhe Xhensilës, kur kjo e fundit postoi këtë foto në Instagram:
Qartësisht bëhej fjalë për një bashkëpunim muzikor midis të dyve, duke u nisur dhe nga vetë nënshkrimi i Xhensilës: “Disa flasin… ne këndojmë. Nesër.”
Megjithatë, pozicioni i afërt midis të dyve dhe statusi i beqarisë që artistët kanë momentalisht, nxiti gjithë dashamirësit e tyre të vrisnin mendjen nëse kjo afërsi ishte thjesht për hir të këngës së re, apo kishte realisht diçka mes tyre. Ledri me Xhensilën ishin parë gjithashtu së bashku në Kosovë disa herë nga sytë publikë.
Në një intervistë për “Radio Dukagjini” së fundmi, moderatorja Edita Doli pyeti Ledrin për bashkëpunimin me Xhensila Myrtezajn, për suksesin e të cilit ai fillimisht tha:
“Unë klikimeve dhe TikTok-eve nuk i besoj. I besoj (suksesit) kur shkoj në koncerte për të kënduar. Kur e presin aty mirë, aty e di që është pëlqyer kënga. Kur isha në Tiranë, kur u luajt kënga, (e kënduan) nga fillimi deri në fund.”
Përsa i përket aludimeve për një romancë mes tij dhe Xhensilës, Ledri u shpreh:
“Kemi pasur shumë kimi, edhe në studio, edhe në klip, edhe në shoqëri kemi shumë kimi me Xhensilën dhe… po.”
Prej përgjigjes së paqartë, që nuk i konfirmon aludimet, por as nuk i mohon ato, moderatorja ngulmoi dhe një herë për t’u sqaruar për këtë “kimi” mes dyshes.
“Po edhe me ty kam kimi. Më pëlqen, mirë po shkon intervista,” tha Ledri, duke e mbyllur temën e Xhensilës dhe duke na lënë ende me pikëpyetje nëse ekziston një romancë mes tyre ose jo.
Nga Xhensila Myrtezaj ndërkohë nuk ka pasur asnjë lloj komenti që mund të sqarojë se si qëndron e vërteta.