15.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ledri x Sara rrëfejnë historinë e dashurisë në një këngë

    Ledri dhe Sara do ta përmbyllin siç duhet këtë muaj, duke sjellë “Gjendja”, një këngë që do të përshkruajë historinë e tyre të dashurisë.

    Ledri ka bërë një postim në Instagram, ku lajmëron edhe publikimin e këngës. Në foto, Ledri është veshur me një kostum portokalli dhe Sara me një kostum oversized të kuq, duke kërcyer në rrugë.

    Shumica e komenteve e kanë mirëpritur me entuziazëm këngën dhe të gjithë janë kuriozë se ç’do të dëgjojnë dhe shohin në këngën e radhës.

    Ledri dhe Sara kanë dalë publikisht që në vitin 2019, në një video që qarkulloi online asokohe. Ata ia kanë dalë të ruajnë kiminë mes njëri-tjetrit dhe reperi ka treguar se Sara është një ndihmë shumë e madhe në frymëzimet e tij, nga ana tjetër, Sara është shprehur mirënjohëse për famën dhe dashurinë që Ledri i ka dhënë. Ata janë prindër të vogëlushes Poem Blu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit