Lefter Maliqi, në cilësinë e ish-numrit dy të Burgjeve thotë se Ervin Salianji duhet të bëjë kujdes me ushqimin në burgun e Fierit.
Në një intervistë në ”Të Pashoq”, Maliqi tregon se çfarë ndodh në prapaskenë në ambientet e vuajtjes së dënimit.
Sipas tij, ekzistojnë ilaçe që mund të hidhen në ushqim që të shkaktojnë vdekjen në harkun kohor të 2-3 viteve.
Ai shprehet i bindur se kjo praktikë ka ndodhur edhe me emra të tjerë që kanë vuajtur dënimet e tyre nëpër burgjet shqiptare.
Ai i bën thirrje eksponentëve të PD-së, sidomos ata që tani janë angazhuar në qarkun e Fierit për zgjedhjet e 2025, që të mundësojnë ushqimin çdo ditë për Ervin Salianjin, në mënyrë që mos ta ekspozojnë përballë asnjë rreziku që mund t’i vijë nga armiqtë e pushtetit.
Për dënimin e Salianjit, Maliqi thotë se është thjesht hakmarrje e regjimit të Edi Ramës, pasi denoncime publike si ai kanë bërë të gjithë opozitarët, sepse kjo është pjesë e detyrës së tyre.