Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Enkel Joti, ka dhënë dorëheqjen, për të shkuar në një tjetër detyrë.
Kohët e fundit ai ka pasur një sërë konfliktesh me drejtuesin e Këshillit Drejtues, Leka Bungo.
Megjithatë nuk është kjo arsyeja e dorëheqjes së tij.
Mësohet se ai është emëruar zv.ministër i Mbrojtjes.
Enkel Joti më parë ka drejtuar institucione të tjerë të rëndësishme, të tilla si Top Channel apo QSUT.



