6.5 C
Tirana
E enjte, 7 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Leku letër”, Sandër Frangaj prenoton zyra të reja

    Një kompani portugeze me seli në Porto, Ooda, njofton se ka fituar konkursin ndërkombëtar për projektin dhe ndërtimin e godinës qendrore të re të TV Klan.

    Sipas projektit të paraqitur në faqen e vet online, projekti paraqitet në volum cilindrik të çrregullt që imiton mbivendosjen e pelikulave të filmit.

    Materiali i përdorur në fasadë do të jetë xham, me mjedise të brendshme me hapësirë dhe larg rregullimit funksional tradicional: korridor, zyra, studio.

    Objekti pretendohet se do të jetë një lloj ikone arkitektonike e Tiranës dhe e parë në maket duket si nje dekaratë delirante dhe arrogance që pak përkon me detyrat e një medieje.

    Nga ana tjetër pikërisht për këtë arsye projekti ilustron kohën që jetojmë dhe penetrimin e medias si pushtet kryesor në një vend ku media është ndër bizneset kryesore.

    Lidhur me financimin apo vlerën nuk jepen të dhëna, ndërkohë që raportohet se për vitin 2021, TV Klan deklaroi xhiro vjetore 17 milionë euro.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit