12.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Leo DiCaprio ka këtë dëshirë para se të mbushë 50 vjeç

    Leonardo DiCaprio ka një dëshirë para se të fryjë qirinjtë me një “5” dhe një “0” mbi tortë. Ai do që të luajë edhe në një film tjetër.

    Në një intervistë për Good Morning America, aktori që ka fituar dhe çmimin Oscar, tha se do që ta përmbushë edhe këtë synim, para se të shkojë 50 vjeç.

    “E di çfarë (dua)? Thjesht një film tjetër. Një film tjetër”, tha aktori, duke treguar se është gati të rikthehet në kinema.

    Për ju që s’e besoni, Leo është 49 vjeç. Chris Connelly, moderator, e pyeti: “Je 49 vjeç! Si ndodhi?” dhe Leo ia ktheu duke qeshur: “S’e kam idenë” dhe me thënë të drejtën, as ne s’po e marrim vesh se si po ikim vitet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit