15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Leonardo DiCaprio për momentin i ka sytë vetëm tek Gigi Hadid

    Leonardo DiCaprio është shumë single, por edhe më shumë është gati për romancën e radhës. Ka vetëm pak javë i ndarë nga e dashura e 4 viteve, Camila Morrone dhe deri tani janë përmendur 1345 emra që mund të jenë “njohja e tij e re”.

    Gjejeni pak tani ku i ka sytë ylli 47-vjeçar i filmave?!

    Tek Gigi Hadid dora vetë! Burime për Us Weekly bëjnë me dije se aktori “nuk i heq sytë nga Gigi”, por interesant është fakti që kjo e fundit “s’ka treguar asnjë lloj interesi ndaj tij”.

    Po i njëjti burim shtoi se “ata janë miq sepse Gigi s’do të ketë asgjë romantike për momentin me atë.”

    Woë! Nëse është e vërtetë që targeti i ri i  DiCaprio është supermodelja dhe kjo e fundit në një mënyrë a një tjetër po e refuzon, niveli i vendosmërisë së Gigi-it është për duartrokitje!

    Sidoqoftë, na duhet gjithashtu t’ju kujtojmë moshën e Hadid. Eshtë 27-vjeç dhe kjo do të thotë që miti i famshëm i interesit të Leo-s për 22-vjeçaret mund të jetë thyer.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit