Letra e një vajze 8 vjecare nga Casatenovo e Italisë, i ka prekur shumë përdoruesit e web-it.
Të martën, në banesën e saj hynë hajdutët që vodhën mes të tjerash edhe një varëse, të cilën vogëlushja ia kishte dhuruar të atit.
Gaia tani lutet që t`ia kthejnë, për shkak të vlerës së madhe emocionale që ka për të.
“Të dashur hajdutë, jam një vajzë 8 vjeçe. E di që në mëngjes, ndërsa nëna ime po më çonte në shkollë, ti hyre në shtëpinë time.
Përveç frikës së madhe që pata, dësha të të kërkoj me gjithë zemër të ktheje gjerdanin që vodhe.
Ka një vlerë shumë të madhe për mua. Ia dhashë babait tim, duke kursyer për dy vite të gjata që të mund ta bleja. Të lutem mos kërko më shumë, bëje këtë për mua.
Me përzemërsi, vogëlushja së cilës i ke marrë gjerdanin”, ka shkruar Gaia që është në klasën e tretë fillore, ndërsa në fund të fletës, ka bërë dhe një vizatim.