6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Lexo libra jo Tik-Tok”, Erjona Rusi dhe Dalina Buzi sqarojnë “rrahjen”me njëra-tjetrën

    Një debat i nisur nga deklarata e moderatores Erjona Rusi për rrjetin social Tik-Tok  ka hapur një tjetër histori. Një përplasje idesh ka ndodhur mes dy emrave të njohur të gazetarisë Dalina Buzi dhe Erjona Rusi. Por si nisi e gjitha për të përfunduar më pas në një valë thashethemesh se mes tyre pati një përplasje fizike?

    Moderatorja Erjona Rusi, në emisionin e saj në “Top Channel”, Shqipëria Live kishte të ftuar një vajzë e cila ishte përdoruese e rrjetit social Tik-Tok. Në këtë moment, ajo i thotë asaj: “Nëse ke kohë të lirë lexo më shumë libra sepse ia vlen më shumë se TikTok-u por nuk të sjell të ardhura”.

    Kaq ka mjaftuar që deklarata e Rusit të komentohet nga përdoruesit e Tik-Tokut, duke u bërë virale. Këtu ka ardhur edhe ndërhyrja e Dalinës, e cila në një video tjetër indirekt i përgjigjet Rusit duke thënë se edhe përdorimi i rrjeteve sociale ndoshta iu mëson të rinjve përballjen me botën.

    “Duhet të marrë fund kjo lloj kulture e cancel-imit të një gjëje që është detyrimisht negative mbi një gjë që është detyrimisht pozitive. Nuk kanë logjikë. Çdo njeri që ka bërë gjëra të reja ka qenë një njeri i hapur ndaj gjithçkaje. Duhet të jesh i hapur ndaj të resë, të vjetrës, udhëtimeve, muzikës etj. E rëndësishme është t’ia merrni jetës më të mirat.

    Nuk kategorizohen më njerëzit kështu. Është budallallëk. Bëni atë që doni të bëni. Nuk mund t’i thuash një të riu mos rri në Tik-Tok por lexo libra sepse i anashkalon integrimin në të ardhmen që janë rrjetet sociale. Ajo vajzë që rri në Tik-Tok ndoshta aty ka mësuar shumë mbi komunikimin dhe si të përballet me botën, me gjërat që bën. Është bërë kreative.”-tha Buzi.

    Pas replikës së saj, një thashethem nisi të përhapej se të dyja ishin përplasur fizikisht. Por këto zëra janë shuar nga të dyja. Erjona ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku mohuan të ketë patur debat, sherr apo përplasje. Por sërish të dyja ndajnë mendime të ndryshme për rrjetet sociale.

    Sqarimi Dalina-Erjona:

    Erjona: Besoj e pe lajmin që ka plasur sherr të madh mes Erjonës dhe Dalinës

    Dalina: S’e kam parë fare se nuk kam qenë në Shqipëri.

    Erjona: Po, e kanë bërë disa media që ne jemi kapur për flokësh. Kam një shekull pa e takuar Dalinën në fakt, nuk jemi parë më që kur kemi punuar bashkë.

    Dalina: Jemi të dyja duke bërë një sherr shumë të madh jashtë për portalet… Unë e pashë të plotë intervistën pas viudeos që bëra në Tik-Tok dhe të përgëzoj për intervistën që i bëtë vajzës. Sepse nuk është e shpeshtë që të rinjtë të rikthehen në Shqipëri. Ajo që mua nuk më pëlqeu ishte se ti ishe një nga shumë të tjerë që dëgjoj… sikur e vendose në siklet. Gjatë intervistës u shkëpute u fute me këtë pyetje dhe u riktheve prapë atje ku ishe.

    Erjona: Në fakt më kanë shkruar shumë dhe më kanë thënë se pse ia thashë atë gjë. Thashë një fjali që ia them gocës sime: Hiqe telefonin dhe fokusohu te librat. Telefoni të informon dhe formon kurse telefoni të argëton. Unë besoj se libri ka më shumë vlerë se TikTok-u.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit