8.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Lexoni këto përgjigje të shqiptarëve, që ta dini se ç’dhurata nuk duhet të bëni

    Meqë jemi në sezon festash, pyetëm ndjekësit për dhurarat më të këqija që kanë marrë ndonjëherë dhe na u përgjigjën kështu:

    Vjehrra më kishte lekë borxh dhe vendosi të m’i jepte si dhuratë për ditëlindje.
     
    Dy shampo dhe një deodorant.
     
    Mora një unazë që u nxi brenda ditës.
     
    Një set intimo nga shoqet. Ishte skandaloz.
     
    Një arkë kursimi.
     
    Një vazo pa lule.
     
    Kunata më riktheu pas një viti dhuratën që i bëra për Krishtlindje.
     
    5 dollarë!
     
    Një poster për murin.
     
    Një stilolaps dhe një fletore.
     
    Një tas ku mund të vendoseshin ilaçet.
     
    Një kuti me lapustila me ngjyra për përvjetorin e lidhjes. Për ta specifikuar, jemi nga 35 vjeç, të martuar, me dy fëmijë.
     
    Çorape.
     
    Një palë këpucë të vjedhura.
     
    Pas lindjes, vjehrra më dhuroi një bluzë 2XL.
     
    Krem duarsh për 25-vjetor.
     
    Vjehrra më solli për ditëlindje një mbajtëse llokumesh.
     
    Glob me foton time.
     
    Një bizhu të përdorur dhe të vjetër.
     
    Një çokollatë me luleshtrydhe. Jam alergjike ndaj luleshtrydheve.
     
    Një fustan të përdorur. I kishte vënë etiketë që të dukej si i ri.
     
    Rroba për 12-vjeçarë. Unë jam 22 vjeç.
     
    Një javë pasi m’u dogj laptopi, mora një çantë për laptopin.
     
    Çadër.
     
    Elefant si zbukurim për shtëpinë.
     
    Haribo me uzo

    Kuti druri me lule artificiale

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit