20.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ligjet” e kryeministër Luizit: Përshëndetje me detyrim, zgjim me orar, rregulla për përfshirje në debate

    Luizi, kryeministri i BBV dhe ministrat Elvisi dhe Qetsori diskutuan për ligjet që do vendosen në Big Brother Vip.

    Luizi propozoi që zgjimi të bëhet me orar, pasi qeveria të ngrihet nga gjumi dhe pas ndërrimit të baterive.

    Në momentin e fikjes së dritave, Luizi propozoi që të gjithë të flasin me zë shumë të ulët, për të respektuar pjesën tjetër që ka nevojë të qetësohet.

    Qetsori, nën cilësinë e Ministrit të Brendshëm propozoi që përshëndetjet të bëhen me detyrim, duke qenë se disa banorë nuk thonë as “Mirëmëngjes”.

    Një tjetër pikë që është kthyer në shqetësim për shumicën e banorëve, ka qenë pikërisht rrëmuja e vazhdueshme.

    Për këtë, qeveria vendosi që pas çdo përfundimi mëngjesi, dreke, darke apo vakti të ndërmjetëm, gjithsecili të lajë pjatën apo gotën e tij.

    Për ligjet e tjera që vendosi kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Jashtëm, ndiqni videon e plotë.

    Pas mbledhjes së qeverisë me dyer të mbyllura, Kristi, Luizi, Elvisi dhe Qetsori dolën përpara popullit për të dhënë premtimet e tyre.

    Kristi në rolin e Presidentit të Big Brother, Luizi në rolin e kryeministrit, Qetsori si Ministër i Brendshëm dhe Elvisi si Ministër i Jashtëm, u betuan të gjithë me dorën në Kushtetutë se do zbatonin me rigorozitet ligjin dhe se do ushtronin detyrën me përkushtim e profesionalizëm.

    Pas betimit të Presidentit, kryeministrit dhe dy ministrave, populli duartrokiti rezultatin final.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit