19.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Llogaria e Luizit në Instagram: Si qëndron e vërteta?

    Llogaria e Luizit në Instagram është një tematikë shumë e diskutuar jashtë “BBVA” dhe sot, në “Big Brother 2 Fan Club” u sqarua e vërteta mbi dramën në fjalë.

    Në një video ekskluzive, Luizi thotë se do që llogarinë e tij ta menaxhojë Top Channel. Ai pyetet nëse do që ta menaxhojë motra e tij apo familja llogarinë dhe nuk pranon.

    “Jo, jo, merru ti. Vazhdo merru ti. Nëse s’merreni ju (Top Channel), le të vazhdojnë të merret ajo (Jurgena, vajza që menaxhonte llogarinë e Luizit në Instagram)”. Luizi më pas thotë se dëshiron që të merret vetëm Top Channel, siç ka folur dhe siç ka nënshkruar dhe shtoi se i beson menaxhimit të personit me të cilin komunikoi në dhomën e rrëfimit.

    Videoja vjen pasi Luizi informohet përmes një droni për numrin e madh të ndjekësve në Instagram. Moderatorja, Megi Pojani tha se Luizi pa dronin dhe shkoi në dhomën e rrëfimit për të kërkuar ndihmën e Top Channel si një media me të gjithë eksperiencën e duhur për të menaxhuar një llogari me një shifër të konsiderueshëm ndjekësish.

    Instagram-i i Luizit ka pësuar një sërë ndryshimesh dhe është bërë pjesë e shumë teorive në rrjet. Së pari, iu ndryshua emri dhe nga Luiz Ejlli në Ina Ejlli, emri i motrës së Luizit. Më pas, Sokol Tahiri, kunati i Luizit njoftoi se llogaria dhe të drejtat në lidhje me administrimin dhe emrin e Luizit, i kanë kaluar Top Channel:

    “Të nderuar fansa të Luizit! Duke ju përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj, po ju informoj se nga faqja zyrtare e Luizit, që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij, janë bllokuar fotografitë dhe informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Luizit në “Big Brother”, pasi në një komunikim me produksionin e këtij shoë, na është njoftuar se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin, i kanë kaluar Top Channel”, njoftoi Sokoli përmes një postimi në Instastory.

    Ai shtoi se nuk i është dorëzuar asnjë dokument për këtë ndryshim:

    “(Se) në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë, në gjithë këtë histori, e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj, kur të përfundojë loja, do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit